Nexhipi: Do japim shpirtin për të fituar titullin kampion, pres tifozët

Para ndeshjes me Flamurtarin nesër në Durrës në 14:00, Nderim Nexhipi i Partizanit u bën thirrje tifozëve që të jenë sa më shumë në numër, pasi titulli kampion nuk mund që të fitohet vetëm.

“Kemi kaluar 3 javë të vështira mbas eliminimit nga Kupa, por me 2 fitoret e fundit ndaj Apolonisë dhe Teutës mendoj se vazhdojmë të jemi në rrugën e duhur për objektivin madhor fitimin e titullit kampion.

Dëmtimi në shpinë që pësova ndaj Teutës më bëri të punoj akoma më shumë për faktin që të mos humbas kurrsesi derbin. Një ndeshje e cila është ndër më spektakolarja e kampionatit shqiptar, të cilën të gjithë mezi e presim dhe sigurisht që bukurin e ka në shkallët e stadiumit që janë të mbushura plot me tifozeritë respektive pasi kjo përballje luhet për krenarinë e kryeqytetit.

Sigurisht e kuptoj mërzitjen e tifozëve tanë por pa mbështetjen e tyre (Guerrils) e kemi të vështirë dhe në çdo ndeshje kërkojmë përkrahjen e tyre.

Për një gjë të jeni të sigurt do luftojmë deri në fund për të arritur objektivin, jo me fjalë por me rezultate ne fushën e lojës. Të mërkurën na pret një përballje e vështirë por ju siguroj që deri në fund të kampionatit do japim shpirtin për të arritur maksimumin në çdo takim. Kontigjenti i lojtarëve që kemi na bën të jemi të qetë edhe kur kemi mungesa nga dëmtimet apo penalizimet. Do luftojmë deri në fund për objektivin madhor, titullin Kampion” tha ai. / Shqiptarja.com

Lajme të ngjashme

Back to top button