Barca do të luante finalen në Bernabeu

Udhëheqësit e Barcelonës kanë nisur t’i bëjnë planet për finalen e Copa del Rayt (Kupës së Mbretit), edhe pse skuadra ende nuk e ka siguruar kualifikimin në finale.

Sipas gazetës sportive katalune, Sport, drejtuesit e klubit nga Camp Nou kanë kërkuar që finalen e Copa del Ray ta luajnë në Santiago Bernabeu, që do të ishte një lloj provokimi për Real Madridin.

Kurse, në vitin 2012, Real Madridi kishte refuzuar që finalne e Kupës mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos të luhet në Santiago Bernabeu. Pas këtij refuzimi, ndeshje finale ishte luajtur në stadiumin e Atletico Madridit, Vicente Calderon.

Lajme të ngjashme

Back to top button