Si ka “menaxhuar” Jankullovska me protestat në Komunën Qendër

Edhe pas një viti e gjysmë Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk I ka zbuluar sulmuesit e komunës Qendër të cilët në qershor të vitit 2013 kanë protestuar kundër, siç thonë, përpjekjet e Zhernovskit që ta pengojë ndërtimin e kishës në shesh.

Demonstratat ishin të dhunshme dhe përfunduan me demolimin e hapësirave të komunës.

Si organizatore e protestës është paraqitur Lidhja joformale “Veritas”, shkruan Nova.

Rasti është aktualizuar pas incizimeve të bisedave telefonike mes ministres Jankullovska dhe ministrit të financave Zoran Stavrevski, ku ato flasin për protestat e dhunshme.

Nova ka përgatitur një kronologji të ngjarjeve të asaj dite.

Kronologjinë mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Back to top button