Mjekët e parë të USHT-së bëjnë gati valixhet

Mungesa e perspektivës dhe rrogat e ulëta janë disa prej arsyeve kryesore që i detyron mjekët të largohen nga vendi. Për momentin, Gjermania është një prej destinacioneve më të sigurta të punësimit për mjekë të profileve të ndryshme, stomatologë, pediatër, mjekë të përgjithshëm, e të tjerë, shkruan Koha.

Tetova është një prej qyteteve ku eksodi i bluzave të bardha është gjithnjë e më prezent. Jo vetëm i atyre që ushtrojnë profesionin, por edhe i studentëve që janë në vitet e fundit të diplomimit.

Në Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë (SHMSHM) thonë se largimi i mjekëve është një fenomen që rritet çdo ditë, por më shqetësuese është largimi edhe i atij kuadri që supozohet të jetë gjenerata e parë e të diplomuarve në USHT.

Kthimi i mjekëve në “postierë të keqpaguar”, është shkaku kryesor që shumë prej mjekëve rishtarë nuk bëjnë asnjë përpjekje për të ushtruar profesionin.

Lajme të ngjashme

Back to top button