Mot me diell

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira mesatare. Pasdite pritet vranësirat të rriten, veçanërisht në pjesët perëndimore, ku është e mundur gjatë natës të ketë edhe shi të dobët lokal. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa pasdite erë e përkohshme mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri katër gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri 16 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 14 gradë Celsius.

Ndryshim i dukshëm i motit pritet të enjten kur priten të reshura të shiut, ndërsa në pjesët më të larta malore të reshura të borës. Të reshurat më të rrëmbyeshme do të jenë në orët e pasdites dhe natën drejt së premtes, ku në pjesët perëndimore lokalisht pritet të bijnë mbi 25 litra në një metër katror.

Natën para së premtes do të ulet ajër më i ftohtë, i cili do të shkaktojë që disa të reshura të shiut në vendet më të larta të kalojnë në borë, veçanërisht në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit, ndërsa në pjesët malore të rritet shtresa e borës.

Të enjten do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor, i cili gjatë natës do ta ndërrojë drejtimin në verior dhe do të shkaktojë rënie të temperaturave në ditët e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button