10 shenja që ai nuk është gati për martesë

Nuk janë kanaçet e birrës nëpër dhomë apo stili i jetës që tregojnë që ai nuk është gati për martesë. Janë disa sjellje që shfaq kur është me ty. Shenjat që ai nuk ka ndërmend të martohet, jo së afërmi të paktën

Ai nuk merr dot vendime

Dyshimet e tij për martesën mund mos të kenë të bëjnë fare me ty. Nëse ai nuk vendos dot, le të themi, çfarë pune do bëjë në të ardhmen ose ku ka dëshirë të jetojë, mesa duket ende nuk e njeh veten aq mirë sa të vendosë.

Kur flet për të ardhmen e tij, nuk flet për ty

Pas 10 vitesh ai do të jetë CEO, do të ketë një jaht dhe një papagall. Mrekulli. Ndërsa ai ëndërron me zë të lartë për këto plane, ti a je diku? Nëse ai thotë që do të jetojë në Amerikë, a të ka thënë nëse të pëlqen ideja të largohesh? Sepse këto gjëra janë të rëndësishme.

Nuk të pyet për planet e tua afatgjata

Edhe një herë, nëse ai nuk u kushton vëmendje ëndrrave të tua, nuk po mendon, hë për hë, që të ndajë jetën me ty. Nuk po themi që duhet t’i kushtojë rëndësi çdo detaji, por nëse nuk interesohet për të ardhmen tënde, ndoshta tregon që nuk e sheh veten brenda saj.

Nuk di t’i menaxhojë krizat

Edhe marrëdhëniet kanë nevojë për mirëmbajtje sepse sherre ka. Po kur ti je e nervozuar, ç’bën ai? I hedh edhe më shumë benzinë zjarrit, apo përpiqet të sqarojë çfarë e shqetëson në këtë histori? Flet me ty kur është i mërzitur apo mbyllet në vetvete? Nëse ai humbet qetësinë me mosmarrëveshje të vogla nuk është shenjë e mirë, mendo ç’do ndodhte para konfliketeve më të mëdha.

Nxjerr ca tinguj të çuditshëm gjatë komedive romantike

Nëse ai thjesht lëviz sytë gjatë atyre skenave bajate (Ai ndalon martesën në altar?! Ai që kalon kontrollin e pasaportave në aeroport vetëm që të puthë atë?!), nuk ka ndonjë gjë të keqe. Por nëse shfryn, shan, tallet, sikur ka ndonjë siklet, gjatë gjithë Titanic-ut, ndoshta do të japë një mesazh. Ti nuk je Rose – i i tij.

Ai shmang familjen tënde

Nëse nuk do të vijë në ditëlindjen e ndonjë prej prindërve të tu do të thotë që nuk i mendon si vjehërr të ardhshëm.

Nuk do të shpenzojë për blerje të mëdha

Nëse ju, e zëmë, filloni të jetoni bashkë do ju duhet ndonjë mobilje e re… një tavolinë e re, një divan, një kokë krevati apo një qilim i ngrohtë. Ka kuptim që shpenzimet t’i ndani, apo jo? Sigurisht, nëse jeni të bindur që nuk do vijë dita të ziheni për pronësinë. Por nëse ai bën një deklaratë të tipit: ti bli kokën e krevatit, unë tavolinën, atëherë ai nuk e ka atë bindje.

Ai nuk i ka qejf miqtë e tu

Të të pranojë ty, do të thotë të pranojë edhe njerëzit me të cilët rrethohesh. Nëse ai nuk arrin ta bëjë dot këtë, ose as nuk përpiqet, tregon që nuk është gati për një angazhim serioz.

E nëvlerëson historinë tuaj në sy të çunave

Me siguri, dikush do bëjë ndonjë shaka duke e hedhur fjalën për kohën kur do martoheni, ose do ju pyesë tullë. Por është një gjë nëse ai përgjigjet me një batutë me humor “ajo nuk do merret dot vesh kurrë me qenin tim”, dhe tjetër gjë kur bën një deklaratë të vendosur “S’bëhet fjalë. Duhet të kalojnë 1000 vjet sa të na mbushet mendja”. E njëjta gjë edhe nëse bën ndonjë shaka pa kripë për t’u ndarë apo për një femër me të cilën do donte të shkonte.

Të kritikon

Nuk i pëlqen që vë aq shumë buzëkuq? Apo që ti nuk shkon në trajnime sepse të pëlqen që atë kohë ta kalosh duke dalë me gocat? Apo që ti shpenzon 5 mijë lekë me një të dalë? Nëse ai nuk bie dakord për gjërat e vogla, i bie të mos jetë as për të mëdhatë. Ti mund të gjesh më mirë.

Tani që mbaruat së lexuari cilat janë shenjat antimartesë, mendo nëse e gjen veten te ato. Sepse ajo që nuk është gati për martesë mund të jesh dhe ti.

Lajme të ngjashme

Back to top button