VMRO me reagim ndaj padive për Mijallkovin, Gruevskin

VMRO-DPMNE e ka cilësuar si përpjekje për të defokusuar opinionin padinë e sotshme penale kundër kryeministrit Nikolla Gruevski, shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ministrit të Transortit dhe të Lidhjeve, Milo Janakievski.

Partia në pushtet i vlerëson si të pabaza pretendimet që janë përmendur në audio-incizimet që janë prezantuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM).

“Nuk ka prova që dëshmojnë se personat në fjalë duhet të ndiqen penalisht. Padia e sotshme e LSDM-së është me qëllim që të defukusohet opinioni nga procedurat gjyqësore kundër Zoran Zaevit”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

LSDM ka njoftuar se kallëzimi penal që u dorëzua sot në Prokurori ka të bëjë me shkeljen e ligjit gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit, shembjen e objektit ‘Kosmos’ dhe përpjekjet për pushimin nga puna të kundërshtarëve politikë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2011

Lajme të ngjashme

Back to top button