Greqia akuzon Turqinë për shkelje të hapësirës ajrore

Greqia ka pretenduar se fluturimet stërvitore që ka publikuar Turqia për periudhën “2 mars -31 dhjetor 2015” dhe që përfshin hapësirën ajrore ndërmjet ishujve Iskiri dhe Limni në Egje, janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Pretendohet se Athina në lidhje me këtë stërvitje i ka dërguar letra ankimi NATO-s, Bashkimit Evropian, Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) dhe Kombeve të Bashkuara.

Thuhet gjithashtu se Greqia nuk e pranon një stërvitje të tillë dhe për këtë ka njoftuar me shkrim edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Autoritetet greke pretendojnë se kufijtë e shpallur të stërvitjes nuk përfshijnë vetëm hapësirën ajrore dhe ujërat ndërkombëtare, por edhe hapësirën ajrore dhe ujërat territoriale të Greqisë.

Për vite të tëra Greqia e akuzon Turqinë për shkelje të hapësirës ajrore në Detin Egje.

Lajme të ngjashme

Back to top button