Hillary Clinton nuk kishte e-mail zyrtar si Sekretare e Shtetit!

Hillary Clinton kishte përdorur ekskluzivisht një llogari personale të postës elektronike për të kryer punë të qeverisë si Sekretare Shteti, thanë zyrtarët e Departamentit të Shtetit, duke lënë të kuptohet se kështu ajo mund të ketë shkelur kërkesat federale që korrespondenca e zyrtarëve të mbahen si pjesë e të dhënave të agjencisë, raporton The New York Times.

Zonja Klinton nuk kishte një email- adresë të qeverisë gjatë qëndrimit të saj katër-vjeçar në Departamentin e Shtetit. Ndihmësit e saj nuk ndërmorën veprime që ajo të ketë emailat e saj personal të ruajtura në serverat e departamenteve në atë kohë, siç kërkohet nga Akti Federal i të Dhënave.
Vetëm dy muaj më parë, në një përgjigje të një përpjekjeje të re të Departamentit të Shtetit në përputhje me praktikat federale të mabjatjes së të dhënave, këshilltarët e zonjës Clinton-it rishikuan dhjetëra mijëra faqe të e-mail të saj personal dhe vendosën që ato të ktheheshin në Departamentin e Shtetit. Zonja Klinton u largua nga posti si Sekretare shteti në fillim të vitit 2013.n

Përdorimi i gjerë i llogarisë private ishte alarmante për administratën e tanishme dhe të kaluar të Arkivës dhe të dhënave Kombëtare të qeverisë, që e quajtën një shkelje serioze.
“Është shumë e vështirë të konceptohet një skenar – gati sa ai i dimrit bërthamor – ku një agjenci do të justifikonte lejimin e një zyrtari të saj në nivel të kabinetit për të përdorur vetëm një email privat të komunikimit për zhvillimin e punëve të qeverisë,” tha Jason R. Baron, një avokat i cili ishte drejtor zyrës ligjore në arkivën kombëtare dhe administratën e të dhënave.

Zëdhënësi i zonjës Klinton, Nick Merrill, mbrojti përdorimin e saj të llogarisë personale duke thënë se kjo ka qenë në përputhje me “letrën dhe frymën e rregullave.”

Sipas ligjit federal, megjithatë, letra dhe e-mail-at e dërguara dhe të pranuara nga zyrtarët federalë, të tilla si Sekretari i Shtetit, konsiderohen si të dhënat të qeverisë dhe duhet të ruhen në mënyrë që komitetet e Kongresit, historianë dhe media të mund t’i gjejnë ata.
Ligji ka disa përjashtime për disa materialeve të klasifikuara dhe të ndjeshme, raporton NYT.

Lajme të ngjashme

Back to top button