Arrestohet ish-lojtari i Man. City-t për marrëdhënie seksuale me të mitur

Ish-mesfushori i Manchester City-t, aktualisht lojtari i Sunderland, Adam Johnson, është arrestuar nga policia për “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Mosha aktuale e vajzës nuk është bërë e ditur, por sipas raporteve paraprake mendohet se është më pak se 16 vjeçe.

Johnson, i cili më parë ka luajtur për Manchester City-n, gjithashtu edhe me kombëtaren e Anglisë, është një nga lojtarët më të mirë të Sunderland. 27-vjeçari do të udhëtonte ditën e martë me ekipin për ndeshjen e radhës, por u arrestua nga policia në Durhan.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i klubit të Sunderland, të cilët dolën me një deklaratë ku thuhej se lojtari është pezulluar. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button