Intervista: Arritja e vitit në artet e performuara- arti skenik

Një vit me prurje origjinale dhe cilësore të cilat u shpërblyen me dhjetëra çmime nëpër festivale – i tillë ishte viti i kaluar për të nominuarit e artit skenik. Sigurisht se për këto suksese mirënjohje kanë më shumë profesionistë të fushës, por këta të pestë shkëlqyen për tu nominuar në arritjet e vitit “Milingona e Artë”.

IBRAHIM DEARIIbrahim Deari-regjisor. Nominohet për sukseset e pakontestueshme gjatë vitit 2014. Regjisori 24 vjeçar ka fituar disa çmime në festivale të ndryshme. Filmi me regji të Dearit dhe produksion të FrameIn, “My city Screams”, ka fituar çmimin për “regji më tëmirë”, “filmi më imirë” dhe “montazha më e mirë”, në kuadër të festivalit “Nine Eleven” në Prishtinë. Ky film po ashtu fitoi edhe “çmimin e publikut” në kuadër të javës shqipe të filmit në New York. Me filmin “Rrëfimin e fundit” ka fituar dy çmime në kuadër të festivalit- Llapi Film Fest-Kosovë edhe atë çmimin për “regjinë më tëmirë” dhe “montazhi më imire”. Deari ka qenë mjaft aktiv gjatë vitit 2014 duke qenë edhe anëtar në bordin e festivalit ndërkombëtar në Mitrovicë – Bridge Film Fest si dhe drejtor i fotografisë tek filmi slloven “A Dream”.

Në intervistën e shkurtër të dhënë për Milingonën, Ibrahimi na ka njoftuar më shumë për nevojën e bashkëpunimit për realizimin e suksesshëm të një filmi si dhe për mbështetjen që ka marrë deri më sot. Të gjitha projektet e tij të deri tanishme i ka realizuar me vetëfinansim bashkë me produksionin e filmit, ndërsa vetëm një film i metrazhit të shkurtër ka marrë mbështetje nga Fondi i Filmit në kuadër të produksionit FrameIn dhe me të njëjtin shpreson të korrin suksese.

Në pyetjen se sa e madhe është ëndrra e një 24 vjeçari që të arrijë suksesin e tij, Deari mes të tjerash citon një replikë nga filmi i famshëm Birdman i cili sapo fitoi Oscars – ku aty thotë se – “Një njeri bëhet kritikues, kur nuk mund të bëhet artist”.

“Nuk e di për të tjerët, unë e kam pasur këtë ëndërr shumë më herët, dhe me e rëndësishmja ka qenë se unë e kam ditur që jam në ëndrrën time, dhe kjo më bën të luftoj, dhe mos të ndalem të punoj sa më shume. Ne  kemi nevojë të punojmë, të prodhoj vepra. Pa marrur parasysh se si i vlerësojnë të tjerët. Ne kemi mungesë të produkteve, të veprave, të filmit. E kohën e fundit më shumë po rritet numri i kritikëve, ndarësve që i kundërshtojnë të tjerët artistë. Kjo është një humbje kohe. Dua ta citoj një replikë nga filmi i famshëm Birdman i cili sapo fitoi Oscars – ku aty thotë se – Një njeri bëhet kritikues, kur nuk mund të bëhet artist.”- ka deklaruar Deari për Milingonën.

KUSHTRIM BEKTESHIKushtrim Bekteshi-Regjisor. Bëri bujë në vitin 2014 me shfaqjen e tij “Vdekja aksidentale e një anarkisti” nga Dario Fo, e vënë në skenë me Teatrin e Tetovës. Shfaqja u vlerësua si “Shfaqja më e mirë” në Festivaline Teatrove të Kosovës, në Ferizaj.  Përveç kësaj, shfaqja rrëmbeu edhe 3 çmime tjera në këtë festival: aktori më i mirë i festivalit, roli dytësor më i mirë dhe çmimi i mediave. Sukses tjetër gjatë vitit 2014 për Kushtrimin ishte çmimi në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ‘PriFest’, Prishtinë – “Vanessa Redgrave për PriFest” për ‘Best Pitch’. Çmimi ju nda për projektin filmik “An unforgettable journey”një bashkëpunim me producentë Sasho Pavlovski & Mumin Jashari, bashkëprodhim Maqedoni- Kosovë.

 

adrian-aziriAdrian Aziri- aktor. Viti 2014 ka qenë një vit i suksesshëm për aktorin tetovar Adrian Aziri, ai luajti rolin kryesor në të gjitha shfaqjet: “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, “EU Inspektori” dhe “Vajza Kuq e Zi”. Puna e tij u shpërblye në Festivalin e Teatrove në Ferizaj me çmimin “aktori më i mirë”si dhe “çmimi i mediave” që ndahet nga Klubi i Gazetarëve “Haki Braha ” i Ferizajit, për rolin e tij kompleks në shfaqjen “Vdekja aksidentale e një anarkisti”.Përveç kësaj, shfaqja e Jeton Nezirajt, “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, ku rolin kryesor mbante Adrian Aziri, u prezantua në Bern, Modena, Ljubljanë, Zagreb dhe Beograd.

Adriani është i mendimit se ekzistojnë njerëz të cilët e duan artin dhe i kushtojnë vëmendje aktorëve, por për fat të keq numri i tyre është shumë i vogël.

Ai ndjehet shumë krenar me pjesëmarjen e tij nëpër skena ndërkombëtare, ndërsa sa i përket roleve, nuk mund të ndajë asnjë rol edhe atë për shumë arsye.

“Nuk mund të ndaj asnjë nga rolet për shumë arsye, por, më e rëndësishmja është se çdo roli jam munduar të qëndroj besnik sa i përket realizimit.”- deklaroi aktori i njohur Adrian Aziri.

A mendon se merr aq shumë sa jep në art?  Me artin skenik merrem që nga mosha fëmijërore kur i fillova hapat e para në shkollën e muzikës për harmonikë. Më vonë,  gjatë shkollës së mesme ku asnjëherë nuk do ta harroj shkakun e vazhdimit tim në skenat teatrore (angazhimin tim në shfaqje teatrore që në shkollë të mesme si amator nga i ndjeri Shpend Pustina), për të vazhduar më tutje me studimet në Fakultetin e Artit Dramatik-Aktrim. Pra, që atehërë e deri më sot, i gjithë ai bagazh artistik mendoj se nuk ka valutë që mund ta paguajë.”

Musa Isufi1Musa Isufi– aktor. Nominohet për angazhimin e tij të suksesshëm në artin skenik për vitin 2014. Gjatë vitit 2014 ka luajtur në  shfaqjet  “Mbledhje në parlament”, (shfaqje me të cilën morri çmimin për “rol më të mirë dytësor” në Preshevë , pastaj “Darka e Budallenjëve”, “Emigrantët”, si dhe “Kufomat e Gjalla” që është luajtur në Zvicër. Në kuadër të “Festivalit të komedisë” në Preshevë, aktori Musa Isufi ka fituar çmimin për “rol më të mirë dytësor” tek shfaqja “Darka e Budallenjëve”. Ka luajtur në serialin bullgar: Shmenti Kapeli-Legendata, në Veçojmë edhe filmin me metrazh të gjatë  nga produksioni kanadezo-bullgar  “Viking Quest” dhe në filmin me metrazh  te shkurtër “My City Screams”.

QENDRIM RIJANIQëndrim Rijani – regjisor. Solli një frymë të re artistike gjatë vitit 2014 me suksesin e padiskutueshëm të shfaqjes “Gjymtimi”. Komedia e zezë  “Gjymtimi” e autorit Martin Mcdonagh, e sjellur nga Teatri Shqiptar Shkup me regji të Qëndrim Rijani u shfaq premierë në kuadër të festivalit “Vera e Ohrit” ku u cilësua si njëra nga shfaqjet më të mira. Pastaj vazhdoi rrugëtimin në “Koko Fest” në Korçë për të rrëmbyer çmimin kryesor të festivalit duke u vlerësuar si “Shfaqja më e mirë” e “Koko fest” 2014 ndërsa Qëndrimi u zgjodh “Artisti i ri më i mirë”. “Gjymtimi” ngadhënjeu edhe në festivalin e Tetovës duke marrë çmimin e vetëm të këtij festivali – “Shfaqja më e mirë”. Rijani solli edhe shfaqjen “Kapitulli i dytë”  me Teatrin“Andon Zako Çajupi” të Korçës. Me këtë shfaqje ai solli freski në llojin e dramës (teatër dhome) dhe pushtoi publikun anembanë Shqipërisë. Me këtë shfaqje Rijani fitoi çmimin “regjia më e mirë” në Festivalin i aktrimit në Fier.

A është i saktë konstatimi se regjisorët janë në modë?

“Regjia si term (titull) besoj që edhe si profesion i mirëfilltë lindi shumë vonë krahasuar me aktrimin, është fryt i nevojës për avancim në përmbajtje dhe formë të aktrimit (interpretimit), si pasojë e kësaj mund të them që më shumë se modë është apo (kemi) nevojë për avancim, ngritje apo përsosshmëri krijimi dhe arritje artistike…”

Sfida e së ardhmes? Ku e shihni ju veten?

Gjatë gjithë kohës jam në sfidë me punën e sapo bërë. Plane kam shumë, shpresoj do kem vullnetin për punë e cila do më çoje drejt realizimit të tyre. Veten e shoh gjithmonë në shërbim të publikut kush do qoftë dhe ku do qoftë ai.

A ka dallim në preferencat e publikut në Maqedoni edhe Shqipëri?

Nuk më pëlqen asnjëherë që të kërkoj dhe të gjeje dallimet mes shqiptarëve, megjithatë mund të them që vullneti i publikut për të qenë më afër teatrit është më i madh në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button