Gruevski: Zaevi nuk vlen të komentohet

Kryeministri Gruevski sot ka thënë se Zaev nuk ka nevojë shumë të komentohet, pasi sipas kryeministrit, vetë Zaevi komenton dhe demanton.

“Ai më parë patë thënë se nuk e njeh, që më vonë të thotë se e njeh po jo edhe aq mirë, dhe në fund të thotë, se megjithatë, e njeh mirë. Pastaj doli një letër për të cilën kishte një heshtje, që më vonë vetë Zaevi të konfirmojë që ai e shkroi, për njeriun me të cilin kishte thënë se nuk e ka njohur më parë. Tani rezulton se i bleu një kompjuter dhe ishte gati për t’i blerë një makinë”, ka thënë Gruevski.

Ai thotë se Zaev në disa raste nuk e ka thënë të vërtetën, dhe për këtë arsye atij nuk mund t’i besohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button