Vuajtje dhe mall

Për sytë që s’më shikojnë,
Për veshët që s’më dëgjojnë,
Për gjuhën që s’më flet,
Për dorën që s’më shkruan.

Vuajtje dhe mall
Për buzëqeshjen,
Për dukjen,
Për ecjen,
Elegancën, performancën,
Sharmin dhe shkëlqimin tënd.

Vuajtje dhe mall
Për shikimin e parë,
Fjalën e parë,
Ëndrrën e parë,
Takimin e parë,
Puthjen e parë.

Njëherë me ty e me vuajtje
Tash me mall e pa ty
Më janë bërë bashkë të dyja
Vuajtje dhe mall

/A.Breznica/

Lajme të ngjashme

Back to top button