Sela: Kërkojmë përkrahje për rrëzimin e këtij regjimi

Kryetari i komunës së Strugës dhe njëherit Lëvizjes për reforma në PDSH, Ziadin Sela kërkon përkrahje nga shqiptarët për të rrëzuar siç tha ai këtë regjim aktual totalitar.

“Ky popull ka ditur qysh në kohërat e caktuara të rezistojë edhe me pushkë, për idealet e tyre, për lirinë dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare, ndërsa tani, në kohërat e sotshme, do ta bëj po të njëjtën me votën e lirë, duke dënuar regjimin aktual totalitar”, theksoi Sela në një takim me përkrahësit e tij në Reçan të Gostivarit, ku formoi strukturat e reja partiake.

Lajme të ngjashme

Back to top button