LSDM-ja dorëzon padinë kundër Gruevskit, Mijallkovit dhe protagonistëve të tjerë

LSDM sot ka ngritur kallëzim penal ndaj kryeministrit Nikola Gruevski, drejtorit të DSK­së Sasho Mijalkov, ministrave Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski, si dhe kundër Martin Protugjerit dhe kreut të Gazi Babës, Toni Trajkovskit.

Siç theksoi anëtari I Komitetit ekzekutiv i LSDM-së,  Lubço Nikollovski, paditë penale janë ngritur për vepra të ndryshme penale që dalin nga përmbajtja e materialeve të dala nga përgjimet të prezantuara nga lideri Zoran Zaev.

“Ngjarjet që përfshihen në këto kallëzime penale kanë të bëjnë me shkeljen e ligjit gjatë arrestimit të Ljube Boshkovskit, shembjen e objektit ‘Kosmos’ dhe përpjekjet për pushimin nga puna të kundërshtarëve politikë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2011”, tha Ljupço Nikolovski, anëtar i Këshillit Qendror të LSDM­së.

Lajme të ngjashme

Back to top button