Ruzhin: Emri nuk është i vetmi problem për Maqedoninë

Ish – Ambasadori Nano Ruzhin për REL thotë se për Maqedoninë nuk është problem vetë çështja e emrit. Sipas tij tani imponohen edhe problem tjera sepse demokracia problematike, problem i mos përmbushjes së standardeve të Kopenhagës e vendosin Maqedoninë në një pozitë jo të mirë.

“Siriza, shikuar në aspektin historik ka një raport më fleksibil për çështjen e emrit edhe pse në disa deklarata ka bërë të qartë se do të ndjek  politikën e paraardhësve të tij. Është normale që në këtë moment Greqia nuk është e preokupuar e emrin se sa që jemi ne. Kur flasim për Maqedoninë ka shumë pakënaqësi që lidhen me demokracinë me plotësimin e standardeve të Kopenhagës. Për fat të keq e gjithë kjo është aktuale këto ditë dhe dobëson pozicionin e Maqedonisë në këtë plan”, tha Nano Ruzhin.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button