Ahmeti vendos të mbajë Kongresin e BDI-së më 28 dhe 29 mars

Shef i Kabinetit të kryetarit Ahmeti, Artan Grubit nga pres konferenca e sotme deklaroi se BDI do të mbajë Kongresin tematik më datë 28 dhe 29 mars të këtij viti.

“Duke respektuar vullnetin unanim të delegatëve si dhe vendimin e Kongresit të tretë zgjedhor, Kryetari i BDI-së Ahmeti ka përcaktuar datat 28 dhe 29 mars të këtij viti për mbajtjen e kongresit tematik. Punimet e Kongresit do të zhvillohen gjatë dy ditëve dhe delegatët do të kanë mundësinë të ndjekin prezantimet e mysafirëve në tre panele plotësuese të punimeve të Kongresit”, tha Artan Grubi.

Këto panele do të trajtojnë:

1) Integrimet EuroAtlantike dhe fqinjësinë e mirë

2) Qeverisjen e mirë dhe demokracinë konsensuale

3) Zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale

4) Kongresi tematik – Konkluzione

Paneli i parë do të trajtoj çështjet integruese EuroAtlantike si dhe marrëdhëniet me fqinjët, ndërsa pjesëmarrjen e tyre si prezantues e kanë konfirmuar tashmë ish diplomati amerikan, Daniel Server, ish Ambasadori i NATOsë Hansjorg Eiff, ish Ambasadori i BE-së Ervan Fuere, ish Ambasadori grek në Shkup dhe Uashington, Alexandros Malias. Gjithashtu jemi në pritje edhe të konfirmimeve tjera nga mysafir të lartë nga komuniteti ndërkombëtar.

BDI gjithashtu do të ftoj opinion bërësit dhe figurat publike respektive që kanë interes nga fusha e trajtuar në këtë panel, por edhe në panelet e tjera.

Informacione mbi dy panelet tjera si dhe mbi punët e Kongresit do të merrni ditëve në vijim nga përfaqësues të tjerë të BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button