Defenderi me gjashtë rrota

Kahn Design ka marrë një Land Rover Defender dhe e ka modifikuar atë në një prej makinave më të çmendura që kemi parë deri më sot.

Koncepti Flying Huntsman 110 WB 6×6 pritet të debutojë në panairin Geneva Motor Shoë, dhe, përveç gjashtë rrotave, ka një trup më të gjatë, por edhe fuqi më të madhe prej 430 kf.

Edhe frenat e tij janë përmirësuar, i është shtuar edhe pamja panoramike nga sipër ndërsa i janë bërë edhe disa ndërhyrje të vogla për ta bërë këtë makinë sa më të frikshme që të jetë e mundur.

Ndërkohë akoma nuk dihet kur ajo do të jetë gati për në treg.

Lajme të ngjashme

Back to top button