Konkurs shpërblyes për ide dizajni nga të rinj kreativ

Në kuadër të projektit “Frymëzo pjesëmarrje rinore” të mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) shpall konkurs shpërblyes për ide dizajni nga të rinj kreativ.

KRNM i fton të gjihë të rinjtë të marrin pjesë në konkursin shpërblyes për ide kreative të cilat do të shfrytëzohen gjatë kampanjës promotive.

Idetë më të mira do të vendosen në materialet promotive ndërsa ideja më e mirë do të shpërblehet.

Përmes kampanjës promotive “Kush mbanë ombrellë…” KRNM-ja dëshiron që t’a afrojë idenë e saj, aktivitetet dhe punën që bën më pranë të rinjve.

Sllogani “Kush mbanë ombrellë…” e simbolizon rolin e KRNM-së, organizatë e cila i pëfaqëson nevojat dhe interesat e të rinjve. Nga Ju pritet që vizualisht t’a paraqitni këtë rol të NMSM-së si organizatë ombrellë dhe përfitimet për të rinjtë të cilat Ju mendoni se duhet të jenë rrjedhojë e punës së KRNM-së.

Nuk është e nevojshme të jeni dizajnerë me përvojë, mjafton të jeni kreativ.

Ju përkrahim që idetë Tuaja në formë të vizatimit tradicional dhe digjital të na i dërgoni në formatet në vijim: .psd .jpg .gif .png.

Të rinj kreativ, lironi kreativitetin Tuaj dhe të gjitha idetë që i keni dërgoni në këtë e-mail adresë:[email protected] më së voni deri të dielën, më datë 8 mars.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button