Turkish Airlines u bë sponsori kryesor i KF Sarajeva

E zgjedhur si “Kompania me e mirë e fluturimeve në Evropë” për katër vite me radhë, Turkish Airlines, gjatë Konferencës për Shtyp të mbajtur në Hotelin Bristol në Sarajevë, deklaroi se do të jetë sponsori kryesor deri në fund të sezonit të viteve 2018-2019 të klubit më të njohur futbollistik në Bosnje dhe Hercegovine, KF Sarajeva.

Me pjesëmarrjen e zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Marketingut dhe Shitjes të Rrethit të Parë të Turkish Airlines, Zija Tashkent, Kryetarit të KF Sarajeva, Edis Kusturica, Drejtorit për Sponsorizim të Investimeve dhe Botimeve, Murat Oz, Drejtorit të Përgjithshëm të KF Sarajeva, Dino Selimoviç dhe Menaxherit të Degës së Sarajevës së Turkish Airlines, Ahmet Salih Kansut, si dhe si të përfaqësuesve të shumtë të mediave, gjatë takimit u theksua historia e gjatë e përbashkët e dy vendeve, si dhe rëndësia e këtij hapi të sponsorizimit.

Duke mbajtur fjalim në emër të Turkish Airlines në Konferencën për Shtyp, Menaxheri i Degës së Sarajevës së Turkish Airlines, Ahmet Salih Kansut shënoi se hapi i bashkëpunimit, që ka filluar në Sarajevë, si një nga destinacionet më të rëndësishme të Turkish Airlines që nga 30 shtatori i vitit 1996, paraqet një hap shumë i rëndësishëm dhe model biznesi, i cili do të hapë partneritete të reja në Bosnjë në të ardhmen.

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Marketingut dhe Shitjeve i Rrethit të Parë të Turkish Airlines, Ziya Tashkent ka shprehur se sa të emocionuar kanë qenë ata duke parë markën e Turkish Airlines për 3 vjet e gjysëm në uniformat e KF Sarajeva, dhe deklaroi: “Ne dëshirojmë që marka e Turkish Airlines, e cila mbahet në unformat e KF Sarajeva të sjellë rezultate suksesi, si në Bosnjë, ashtu dhe jashtë vendit”.

Kryetari i KF Sarajeva, Edis Kusturica tha se ata janë shumë të lumtur që kanë firmosur këtë sponsorizim, për të cilin besojnë se do të sjell kontribute të larta për futbollin në Bosnje e Hercegovinë, dhe shprehu bindjen e tij në arritjen e qëllimeve të klubit për disa hapa më tej, së bashku me markën e Turkish Airlines.

Duke arritur vendin e tretë në Premier Ligën e Bosnjes të vitit të kaluar, KF Sarajeva radhitet e dyta në ligë, e cila tani është në pushim dimëror. Ekipi, që mbante ngjyrat purpur dhe të bardhë, luan lojërat e saja në stadiumin Asim Ferhatoviç Hase, me kapacitet nga 37.500 ulëse, i quajtur sipas lojtarit legjendar të futbollit të FK Sarajeva, i cili luajti edhe në Fenerbahçe për një kohë.

I themeluar në vitin 1946, ekipin e kishte marrë biznesmeni i Malajzisë, Vincent Tan në vitin 2013, dhe në muzeun e vet ka katër kampionate (dy në Ligën e Jugosllavisë dhe dy në Ligën e Bosnjes dhe Hercegovinës).

Lajme të ngjashme

Back to top button