AK: Nishani të shpërndajë Kuvendin, zgjedhje të parakohshme

Aleanca Kuq e Zi kërkon nga kreu i shtetit të shpërndajë Kuvendin dhe ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. “Shteti ka rënë nën kontrollin e organizatave kriminale, të cilat blenë me 50 euro, votat e afro 30% të popullsisë së varfër duke sjellë në pushtet një grup trafikantësh.

Videot dhe provat që do publikohen së shpejti, do e çojnë Shqipërinë në një 21 Janar, 21 herë më të madh dhe më agresiv se ai i katër viteve më parë.

Pagesat për vrasjen e njëri-tjetrit, janë fundi i një telenovele kriminale që po e paguajmë shumë shtrenjtë”, bën me dije AK përmes një deklarate për media. /albeu/

Lajme të ngjashme

Back to top button