Doshi tentoi të godasë me grusht Bushatin, shau në telefon Nikollën

Përjashtimi i Tom Doshit nga Grupi Parlamentar Socialist, lidhet me sulmin që ai u ka bërë dy ministrave të Qeverisë Rama. Duke i’u referuar burimeve pranë PS, “Panorama” shkruan sot se pak ditë më parë, deputeti i Qarkut të Shkodrës është shprehur me tone ofenduese dhe fyese ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, për disa problematika që Doshi kishte me sektorin e arsimit në këtë qark.

Mos realizimi i këtyre kërkesave nga ana e ministres Nikolla, ka bërë që Doshi ta fyejë atë rëndë gjatë një bisede telefonike që ka pasur me ministren.

Ky incident i deputetit të Qarkut të Shkodrës dhe ministres së Arsimit është raportuar tek kryeministri nga Nikolla. Po ashtu Doshi nuk ka kursyer nga sulmi as ministrin e Jashtëm.

Mësohet se deputeti i kishte kërkuar ministrit Bushati që ti zgjidhte një çështje që kishte lidhje me shërbimin e jashtëm, por ministri kishte hezituar që ta bëne këtë. Në seancën e fundit parlamentare, Tom Doshi ka tentuar të godasë ministrin e Jashtëm në kafenenë e Parlamentit, por ka qënë ndërhyrja e deputetëve të tjerë që kanë shmangur këtë përplasje. /Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button