Mali i Zi po i merr të gjitha Bjeshkët e Rugovës, Qeveria e Kosovës hesht

Pas Pavarësisë së Kosovës u hapen diskutime të reja në mes Kosovës dhe shtetëve fqinje duke përfshirë këtu edhe çështja e kufijve me gjitha shtetet fqinje dhe Malin e Zi, me të cilin autoritetët kosovare vite më parë kishin biseduar edhe për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi.

Demarkacioni i kufijve në mes të Kosovës dhe shteteve fqinje ndonëse proces i nisur që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ajo po vazhdon edhe më tutje të jetë çështje e pambyllur e këtij rajoni, duke shkaktuar edhe shqetësim tek banorët shqiptarë, sidomos kur e kemi fjalën për demarkacionin e kufijëve me Malin e Zi.

Më të dëmtuar nga ky prooces duket të jenë banorët e fshatrave të Rugovës që janë afër kufirit me Malin e Zi.

Banorët e Rugovës kanë ngritur shqetësimet për pjesën e Liqenatit ku është edhe një ndër pikat turistike e atraktive më të mëdha në Kosovë,ku faqja e internetit më e madhja në botë për paraqitjen e hartave GOOGLE EARTH,ka vendosur një kufi të ri ku i bie Liqenatit të Bjeshkëve të Rugovës mu në mes të saj,ku po qe e vërtet kjo atëherë do jetë një humbje e madhe për turizmin malor në Kosovë. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button