Panair për ndërtimtari dhe patundshmëri

Mbi 300 kompani në tre salla të panairit prej sot  e deri më 7 mars do të prezantohen në Panairin e 12-të ndërkombëtar për ndërtimtari, materiale ndërtimore dhe mekanizëm ndërtimor. Në suaza të panairit në Metropolis Arena për të pestën herë do të mbahet edhe Panairi për patundshmëri dhe investime RealExpo. Partner i panairit është Ministria e Financave me projektin Bli shtëpi, bli banesë”.

Në panair do të ofrohen dhe shiten prodhime dhe shërbime për punë, mirëmbajtje, modernizim, rinovim dhe pajisjen e objekteve. Pritet që panairi ta tërheqë vëmendjen e ekspertëve nga fusha e industrisë ndërtimore të cilët do të diskutojnë dhe lidhin kontrata në të cilat do t’i përfshijnë edhe trendet e reja në ndërtimtari.

Në pjesën e aktiviteteve programore çdo ditë do të mbahen aktivitete profesionale programore në tema për efikasitetin energjetik dhe sistem fasadash dhe materiale eko inovative, si dhe ligjëratë në temën “Konceptet dhe projektet në arkitekturë”.

Vizitorëve do t’u ofrohen mbi 3.000 banesa, ndërsa në RealExpo do të marrin pjesë një numër i madh i kompanive ndërtimore të cilat do të ofrojnë banesa me lirim dhe deri në disa mijë euro dhe do të vlejnë vetëm për ditët e panairit.

Për vizitorët edhe këtë vit do të organizohet lojë shpërblyese “Shpërblim për mbindërtim”  me të cilën vizitorëve më me fat do t’u ndahen bono me vlerë prej 700, 500 dhe 300 euro në kundërvlerë denari, të cilat mund t’i  shfrytëzojnë për prodhime nga programi i ekspozuesve të Panairit të ndërtimtarisë 2015.
Nga Panairi i Shkupit presin që edicioni i sivjetmë i panaireve për ndërtimtari dhe për patundshmëri të tejkalojë 15.000 vizitorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button