Mot me vranësira me reshje të dobëta të shiut

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët veriore me reshje të dobëta lokale të shiut. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit erë e përkohshme e përforcuar veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në shtatë gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të dobëta të shiut, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohen.Do të fryjë erë e përkohshme e përforcuar veriperëndimore.Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 11 gradë Celsius.

Nesër do të ketë stabilizim të motit, ndërsa të enjten reshje të shiut, veçanërisht më të rrëmbyeshme do të jenë në pjesët perëndimore të vendit ku lokalisht pritet të bien mbi 25 litra në metër katror. Në pjesët malore do të ketë reshje të dëborës. Temperaturat në pjesën e dytë të javës do të kenë tendencë rënieje

Lajme të ngjashme

Back to top button