Maradona me buzët e kuqe, duket si femër!

Pasi në muajin shkurt i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike në fytyrë për të hequr qeset e zeza poshtë syve dhe ka bërë tërheqje të lëkurës, Diego Armando Maradona duket se i ka vënë qershinë mbi tortë pamjes së tij rinore: ka lyer buzët me të kuqe.

Fotoja e ish-futbollistit 54-vjeçar që qarkullon në internet është marrë nga emisioni i tij ‘De Zurda’.

Gjithashtu, argjentinasi ka ndryshuar vëthin në veshin djathtë. Më parë mbante një diamant, ndërsa tani shihet me një bizhuteri shumë femërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button