Jubileu i 65 -të i shkollës fillore “LIRIA” të Tetovës (FOTO)

Viti shkollor 1944-1945 është vit i një nisme të mbarë të arsimit shqip në Tetovë. Shkolla “LIRIA” e filloi punën me 1 mars 1945 me 530 nxënës dhe 8 mësues, nga të cilët vetëm Vehap Kadriu Xhevahir Vejseli ishin nga Tetova, 6 mësues të tjerë nga Shqipëria.

Viti shkollor 1945-46 është vit i përfshirjes më masovike të nxënësve shqiptarë,19 mësues,1239 nxënës, nga të cilët 782 meshkuj dhe 457 femra, në gjithsej 20 paralele.

Një armatë arsimtarësh kanë kryer punën edukative-arsimore nga të gjitha trojet shqiptare, si: Gani Jahja, Hikmet Kasapi, Ahmet Haxhi Hasani, Zija Sadiku, Hyreme Tresi, Qemal Hajrullai, Raif Maleziy, Abedin Qafjani, Xhelal Reka, Sheref Kazazi, Gani Luma, Qerim Arifi, Samet Adilçe, Seid Musai, Ana Sopi, Veronika Keli, Xhavit Kaba, Abdyraman Tresi, Faik Nuredini, Sylejman Arifi, Sanije Muhedini, Musa Arifi, Enver Palloshi, Emine Isaku, Myqereme Hajrullai, Nijazi Fanda, Neziha Kazazi, Elena Pulati, Suejla Skenderi, Çelebie Toska, Rifat Vela, Neziha Maleziu, Sabri Ramizi, Sami Hoxha, Burhan Hoxha, Zydi Kajnaku, Salajdin Hyseini, Mujdin Hadri, Nexhmedin Hyseini, Sami Palloshi, Riza Vela, Bajram Selimi, Abdylmexhit Ibrahimi…….janë shumë që e mbollën farën e dijes në shk. Fill. “Liria ” në Tetovë. Ju përkulemi për punën që e bënë në kohëra aq të vështira, por e përballuan me sukses dhe sot mburremi me veteranët e arsimit .Kërkoj ndjese se ndoshta nuk jane përfshire të gjithë.

Dhe përfundoj me fjalët e Rexhep Vokës: “Secili e din se deri sa të mos mësojmë edhe në gjuhen tone amtare kombit dije dhe edukim të përgjithshëm nuk mund t’i japim” dhe “Vetëm dritë e diturisë përpara do na shpjer”, si ka thënë Naim Frashëri. (Shpresa Sinani)

Lajme të ngjashme

Back to top button