Zaev: Stavrevski, Jankullovska dhe BDI-ja kanë qenë targeti i përgjimeve

“Stavrevski dhe Jankullovska kanë qenë target i përgjimeve. Gjysma e qeverisë dhe pjesë nga ministrant e BDI-së kanë qenë target, por jo edhe Kançevska Milevska edhe pse edhe ajo ka qenë e përgjuar,” ka thënë Zaev në emisionin “Top Tema”.

Ai ka folur edhe për rolin e partisë opozitare shqiptare, PDSH të Menduh Thaçit. Ai ka thënë se partia e Thaçit është në kontroll të plotë të VMRO-së.

“PDSH nuk është parti opozitare…Ajo është në kontroll të plotë të VMRO-DPMNE-së”, ka thënë Zaev në intervistën për “Telma” të gazetarit Bobi Hristov.

Ai ka thënë se në këtë situatë momentale, “Gruevski duhet ta kthejë lirinë në Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Back to top button