Zaev: Stavreski vet e konfirmoi vërtetësinë e inçizimeve

Ka reaguar Zoran Zaev pas pres konferencës së sontme të ministrit të Financave, Zoran Stavreskit i cili tha se audio regjistrimet janë të krijuara dhe selektive.

Zaevi në emisionin “Top tema” në televizionit Telma, tha se me interpretimin e deklaratave, ai konfirmoi autenticitetin e bisedimeve.

“Unë shoh se njeriu ishte i vetëdijshëm dhe ja ka reaguar me një konferencë për shtyp. Edhe pse ai mburret se ekonomia ka shënuar arritje të larta, ai në audio regjistrimetqë i publikuam tregoi se mërzitet. Realisht, ai në audio regjistrime jep një pasqyrë të qartë të asaj që po ndodh në qeveri”, tha Zoran Zaev.

Lideri i LSDM, Zaevi paralajmëroi se në përgjimet e radhës që do t’i publikojë, janë manipulimet zgjedhore, në të cilat protagonist do të jetë sërish Stavreski.

Lajme të ngjashme

Back to top button