Salah nuk hyn në lojë pa u falur

Mohamed Salah është protagonist i Fiorentinës në javët e fundit. Futbollisti ofanziv ka realizuar katër gola dhe është bërë yll në Firenze, që kur u transferua nga Chelsea. Por, ajo që i ndodhi egjiptianit në ndeshjen e fundit me Interin, ishte e rrallë.jen e fundit me Interin, ishte e rrallë.

Në fakt, ai kishte përfunduar në bankinë dhe iu dha rasti vetëm falë lëndimit të rëndë të Khouma Babacar. Por, ky i fundit u desh të priste disa minuta, edhe pse ndiente dhimbje muskulore, pasi Salah ishte duke u lutur dhe u vonua, derisa hyri në fushë. Dhe, pritja e trajnerit Vincento Montella duket se ia ka vlejtur, pasi Salah u bë hero në “Giuseppe Meazza”, duke e realizuar golin e fitores.

Ky ishte goli i katërt i tij në gjashtë ndeshje, por ka një mesatare të jashtëzakonshme, duke shënuar gol çdo 44,5 minuta.

Ai gjithashtu ishte vendimtar edhe në ndeshjet ndaj Sassuolos, Torinos e Tottenhamit, ndaj së cilave kishte shënuar, duke bërë të harrohet Cuadrado.

Lajme të ngjashme

Back to top button