Mimoza synon të marrë timonin e AKR-së

Mimoza Kusari- Lila po synon të marrë drjetimin e Aleancës Kosova e Re, pasi lideri aktual i kësaj partie, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se do të tërhiqet nga kreu i saj. Këtë synim Kusari – Lila ua ka bërë të ditur edhe anëtarësisë së partisë.

“Ne kemi diskutuar për domosdoshmërinë për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në AKR. Unë kam prezantuar interesimin tim për të marrë drejtimin e kësaj partie. I mbetet Këshillit Drejtues qe të shpallë zgjedhjet dhe të fillojmë përgatitjet për këto zgjedhje në nivel të gjitha degëve të Aleancës Kosova e Re. Unë kam paralajmëruar qe jam e interesuar të garoj për të parën e AKR-së”, ka thënë Lila, për Gazetën Tribuna

Kryesia, sipas saj, do të vendos për datën e mbajtjes së Këshillit të Përgjithshëm në përputhshmëri me agjendën e kreut aktual, Behgjet Pacollit, pasi ai ka pasur disa angazhime jashtë vendit.

Kusari Lila konsideron se është e domosdoshme forcimi i Aleancës Kosova e Re, më njerëz të cilët e kanë vizionin e përbashkët dhe të cilët sipas saj e kuptojnë që programi i AKR-së, është program i cili është bazuar në agjende për zhvillimin ekonomik.

Mungesa e një plani të tillë, sipas kryetares se Gjakovës, ka ndikuar edhe në ikjet masive të qytetareve kohëve të fundit.

“AKR ka nevojë jo vetëm për konsolidim të radhëve, por gjithsesi për konsolidim të komunikimit me elektoratin. Unë vazhdoj të besoj se programi i AKR-së, mbetet dhe do të jetë ai i cili synon zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e Kosovës”, ka shtuar Kusari Lila.

Kreu aktual i kësaj partie, Behgjet Pacolli e ka konfirmuar se në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie nuk do të kandidoj për të parin e saj duke i hapur rrugë anëtareve tjerë për të marrë drejtimin e partisë.

Ndryshe, Aleanca Kosova e Re në zgjedhjet e 8 qershorit, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për tu futur në parlament. Në qeverisjen e kaluar kjo parti ishte pjese e Ekzekutivit bashkë më PDK-në e Hashim Thaçit. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button