Triumf i Renovës ndaj Metalurgut

Renova e ka hapur stinorin pranveror me fitore, pasi ka mundur Metalurgun me rezultat 3-1, në takimin e zhvilluar të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë, në kuadër të javës së 18-të dhe me të cilën ndeshje u kompletua xhiroja e parë pranverore, shkruan gazeta Lajm.

Bardhekaltrit e kanë dashur më shumë fitoren dhe në fund me plotë meritë e kanë arritur atë, ndonëse ndeshjen nuk e nisën mirë. Ata në minutën e 10-të u gjetën në disavantazh, pasi u ndëshkuan me gol nga ishlojtari i tyre Bujcevski. Me rezultatin 0-1 Metalurg nga Shkupi shkoi në pushimin mes dy pjesëve.

Në fraksionion e dytë “djemtë” e trajnerit Qatip Osmani kanë qenë më shumë këmbëngulës, duke përmbysur rezultatin në tërësi në favor të tyre. Fillimisht në minutën e 67-të Emini barazoi në 1-1, kurse mbrojtësi i talentuar Musliu e solli në avantazh ekipin bardhekaltër në 2-1. Pesë minuta para përfunimdit të takikmit në skenë del sërish Emini I cili me golin e tij të dytë ia vërtetoi fitoren Renovës në derbin em Metalurgun. Pas kësaj fitore Renova kalon në vendin e katër me 26 pikë, kurse Metalurg bie në vendin e gjashtë me 24 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button