Berisha: Protesta për të shpëtuar nga klika e vrasësve

Ish-kryeministri Berisha, ka reaguar pasditen e sotme në lidhje me atë që është kthyer në çështjen e ditës, ku Grupi Parlamentar i PS përjashtoi deputetin Tom Doshi, në mbledhjen e thirrur jashtë radhës.

Ai apelon qytetarët që të ngrihen “për të shpëtuar vendin nga klika e vrasësve në krye të pushtetit”.

“Akuza e Tom Doshit se Meta-Rama planifikuan vrasjen e dy deputetëve është më e rënda në 25 vitet e fundit!!

Të dashur miq, akuzat se Ilir Meta dhe Edi Rama planifikuan vrasjen e dy deputetëve të parlamentit shqiptar, janë akuzat më të rënda publike në tërë historinë e pluralizmit shqiptar.

Deputeti Doshi pohon se kryetari i Parlamentit të vendit, Ilir Meta, në marrëveshje me Edi Ramën, ka paguar për vrasjen, pra eleminimin fizik të tij dhe deputetit të PD, Mhill Fufi.

Doshi njoftoi para mediave se për akuzën e tij, më e rënda 25 vitet e fundit, disponon fakte të cilat ai i ka paraqitur brenda dhe jashtë vendit. Personalisht kam dëgjuar dhe denoncuar në Parlament për përpjekje të drejtuesve të mazhorancës për eleminim të eksponentëve të saj. Por akuzat tronditëse të deputetit Tom Doshi, i njohur për miqësinë e ngushtë me Ramën por edhe Metën, se kryetari aktual i Parlamentit me porosi apo pëlqim të Ramës ka paguar para për vrasjen e tij dhe të deputetit të PD, Mhill Fufi, janë një ogur i zi për stabilitetin e vendit.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe çdo përpjekje për të eleminuar fizikisht deputetët e Parlamentit, pavarësisht nga spektri i tyre politik, theksoj me këtë rast se sipas këtyre akuzave, klika në pushtet projekton destabilizimin e Shqipërisë!

I bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetojë me përparësi, guxim dhe përgjegjësi të lartë akuzat e rënda për vrasje politike me pagesë nga kreu i parlamentit, me porosi ose miratim të kreut të Qeverisë dhe të vendosë para ligjit çdo person të implikuar në skenare kriminale. Ju bëj thirrje qytetarëve të vendit të ngrihemi fuqishëm për të shpëtuar vendin nga klika e vrasësve në krye të pushtetit!! /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button