Tom Doshi: Rama dhe Meta kanë urdhëruar ekzekutimin tim dhe të Fufit

Deputeti i Partisë Socialiste ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, se ata kanë paguar për ekzekutimin fizik të tij dhe deputetit të PD, Mëhill Fufi.

Kjo deklaratë e Tom Doshit vjen pas daljes së tij nga mbledhja e grupit parlamentar të PS, ku u vendos përjashtimi i tij nga kjo parti politike.

Duke u shprehur se këto shqetësime i’a ka përcjellë edhe Senatit Amerikan, Tom Doshi citon se eshte i bindur se nuk do të dalë nga skema politike, por do të qëndrojë edhe nëse do të jetë nevoja e krijimit të një partie të re. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button