Mlladosti fitoi Vëllazërimin në Manastir

Me ndeshjen Mlladost CD – Vëllazërimi  2:0, është kompletuar xhrioja e 15-të e Ligës së Dytë.

Me dy golat e shënuar nga Igor Kleçkarovski dhe Hristijan Grozdanoski skuadra nga Prespa ka marrë fitore me shumë vlerë .

Vëllazërimi tani kalon në vendin e 4 me 22 pikë, 14 pikë me pakë se FC Shkupi që është i pari, tre pikë më pas se Gostivari i dyti dhe 2 pikë pas Mlladostit .

Kampionati në Ligën e Dytë vazhdojnë gjatë fundjavës me 7 mars, ku luhen ndeshjet e xhiros së 16-të.

Derbi ndeshja do të luhet në Çair, midis dy ekipe shqiptare Shkupit dhe Gostivarit, Vëllazërimi i Kërçovës do të ndeshet me “Skopjen”, Drita me Napredokun, EuroMilku – Makedonija Gj.P dhe Kozhufi – Mlladosti. Ndeshjet fillojnë në ora 14:00. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button