Dogana e Maqedonisë konfiskon 20 mijë euro dhe mallra të tjerë

Nëpunësit e doganave të Maqedonisë kanë konfiskuar më shumë se 20 mijë euro, veshmbathje, materiale stomatologjike, municion për gjueti, falsifikate të brendeve të njohura, bëhet e ditur përmes një kumtese për mediat nga drejtoria e doganave.

Vetëm brenda javëve të fundit janë kapur disa persona të cilët kanë dashur të kalojnë doganën dhe të fusin në Maqedoni shumë sende me vlerë. Në vendkalimin kufitar në Tabanovcë te një veturë me regjistrim të Bullgarisë janë gjetur 36 mijë euro, ndërsa në aeroportin e Shkupit janë konfiskuar shumë mallra sidomos nga udhëtarët që kanë ardhur me aeroplan nga Turqia.

Lajme të ngjashme

Back to top button