PEGIDA mban protesta në Londër, interesim i ulët

Lëvizja ekstremiste anti-islame PEGIDA mbajti dje tubimin e parë anti-islam në Londër, duke mbledhur rreth vetes më pak se 400 njerëz.

“PEGIDA Angleze, e cila në faqen e Facebook ka 17.000 ndjekës, kishte thënë se pritet një pjesëmarrje e madhe në protestë.

Por në anën tjetër, më shumë se 2000 njerëz morën pjesë në një protestë anti-PEGIDA, e cila u mbajt në Newcastle.

Njerëzit po mbanin parulla “Stop PEGIDA, nuk ka vend për islamofobi dhe racizëm”.

Tifozët e ekipit të futbollit të Newcastle gjithashtu morën pjesë në demonstratat anti-PEGIDA.

Forcat e sigurisë ishin në gjendje gatishmërie, në mënyrë që të mos ketë përplasje në mes dy grupeve të protestuesve. Policia ndaloi pesë mbështetës të PEGIDA-s pas përpjekjeve të tyre për të shkaktuar trazira.

PEGIDA ka organizuar protesta në Gjermani, Norvegji, Danimarkë dhe Suedi, ndërsa kishte pjesëmarrje shumë të ulëta. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button