Padia ndaj Palokës, Rama: Gjykata të jetë e paanshme, do jem në çdo seancë

Kryeministri Edi Rama është paraqitur në Gjykatën e Lartë në seancën e parë lidhur me padinë e bërë për shpifje ndaj deputetit demokrat Edi Paloka.

Rama ka mbërritur në orën 10.00 për të qenë i pranishëm në seancën e sotme, ndërsa deputeti Paloka nuk është paraqitur.

Kryeminsitri Edi Rama në përfundim të seancës deklaroi se Gjykata e Lartë duhet të mbajë rol arbitrar dhe të paanshëm.

“Do jem i pranishëm në çdo seancë, barra e provës i takon atij që akuzon. Kjo nuk është një çështe personale pasi nuk është një akuzë e ngritur nga një mosmarrëveshje. Është domosdoshmëri që publiku të dijë të vërtetën. Është koha ti jepet fund politikës së hedhjes së baltës”, u shpreh Rama.

Nga ana e tij përfaqësuesi ligjor i deputetit Paloka, Ivi Kaso deklaroi se në seancat e tjera do të paraqiten provat.

Pak kohë më parë Kryeministria bëri padi ndaj kreut të grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, duke kërkuar që i padituri të japë prova për çka ka thënë dhe qoftë edhe përballë një prove të vetme, Kryeministri Edi Rama është i gatshëm të lërë detyrën.

Deputeti Paloka akuzoi Kryeminsitrin për lidhje me krimin dhe veçanërisht me Emiljano Shullazin, një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare dhe me disa precedentë penalë./NOA/

Lajme të ngjashme

Back to top button