Zonat financiare, larje parash apo model për investime, politika do të vendos?

Projekti kontrovers qeveritarë për formimin e zonave ndërkombëtare financiare në Maqedoni mbetet në ajër, pasi në fushën politike BDI problematizoi ndryshimet kushtetuese miratimi i të cilave kërkon shumicën prej dy të tretës së shumicës parlamentare.

Mes konfrontimeve politike të cilët megjithatë pritet që të harmonizohet mes dy partnereve të koalicionit, shtrohen edhe dilemat në opinion nëse projekti për zonat ndërkombëtare është një model që synon thithje e investimeve të huaja apo në të vërtet kemi të bëjmë me një projekt që do të shërbente për larjen e parave të pista.

Ndryshimet ligjore që parashihnin edhe formimin e zonave ndërkombëtare financiare u kontestuan dhe më pas u tërhoqën për të bërë ndryshim.

Kjo situatë nuk e ka de motivuar qeverinë e cila në skenën ndërkombëtare është duke e promovuar projektin për zonat ndërkombëtare financiare, që sipas ministrit të financave Zoran Stavreski, tashmë ka interesim nga investitorë britanik.

Nga BDI thonë se jashtë në rrjedhë harmonizimi i detajeve për pakon e amendamenteve pas vërejtjeve të Komisionit të Venecias, por nuk fshehin se përveç problemeve teknike ekzistojnë ehde problem politike për shkak të të cilëve procesi ka ngecur.

Në këto rrethana nuk është e habitshme pse në opinion janë hapur dilemat për atë nëse projekti është i arsyeshëm apo jo dhe cili është qëllimi i vërtet i këtij projekti.

Profesori universitar, Nikolla Popovski, thotë se projekti për zona ndërkombëtare financiare nuk është i mirë sepse me këtë në Maqedoni do të funksiononin dy sisteme financiare, njëri për të gjithë dhe tjetri për ato që do t’i zgjedh qeveria.

“I gjithë ky tregim nuk është i mirë dhe nëse kalojnë amendamentet kushtetuese në parlament nuk duhet të kalojnë amendamentet për zonën financiare. Për fat të mirë tani kemi një situatë tjetër politike  dhe jo vetëm mes BDI-së dhe VMRO-së në lidhje me kushtetutën dhe të shpresojmë se nuk do të kalojnë këto ndryshime”, thotë Popovski.

Disa nga analistët tërheqin vërejtjen se Maqedonia do të humbë nëse nuk krijohen kushtet për realizimin e projektit.

“Nuk e di çfarë fshihet pas perdes politike, por di për përfitimet. Ajo që mua më intereson si qytetar është siguria e sovranitetit të shtetit që është më e rëndësishme se pjesa financiare. Nëse vijnë institucione të ndryshme financiare që të hapin përfaqësi me para dhe llogari, vendete  tyre amë do të shohin që ta mbrojnë shtetin tonë. Vetë projekti ka përfitime strategjike ekonomike dhe sociale. Në buxhetin e shtetit nuk do të ketë kush e di çfarë rrjedhje të parave, por në mënyrë indirekte nëpërmjet punësimeve do të ketë përfitime”, thotë profesori universitar, Tome Nenovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button