OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në Ukrainë

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se mbi 6,000 njerëz janë vrarë në konfliktin në lindje të Ukrainës, prejse ka shpërthyer në prill të vitit 2014.

Komisionari për të Drejta të Njeriut i OKB-së, Zeid Raad al-Hussein, ka dënuar, siç ka thënë, “shkatërrimin e pamëshirshëm të jetëve civile dhe të infrastrukturës” në luftën midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë.

“Mbi 6,000 jetë janë humbur në më pak se një një vit, për shkak të luftimeve në lindje të Ukrainës”, ka thënë al-Hussein.

Moska mohon përfshirjen e saj në këtë konflikt, por OKB ka thënë se “raporte të besueshme” tregojnë për rrjedhën e vazhdueshme të armëve të rënda dhe luftëtarëve të huaj nga Rusia në Ukrainë, qysh në muajin dhjetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button