Alibeaj: Ja pse refuzova Bashën për të drejtuar Tepelenën

Ish ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka shpjeguar arsyet pse ka refuzuar vendimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha, për të qënë drejtues i fushatës për vendoret e 2015-tës në qytetin e Tepelenës dhe në Memaliaj.

Ish deputeti i PD ka theksuar se nuk ka çfarë ofron në zonat ku nuk gëzon mbështetje personale të elektoratit dhe se nuk i është komunikuar më parë vendimi për të qënë koordinator, raporton “Panorama”.

Ju keni refuzuar të koordinoni procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në Tepelenë dhe Memaliaj. Përse nuk e pranuat këtë pozicion të propozuar nga kryetari Basha?

“Arsyeja e parë është fare praktike. Unë besoj që angazhimi në një proces elektoral edhe i koordinatorëve duhet të jetë në funksion të rritjes dhe mbështetjes elektorale. Gara është tashmë me kundërshtarin. Ai mposhtet duke marrë më shumë mbështetje në elektorat.

Çdo i deleguar nuk duhet të jetë thjesht një kalimtar i përkohshëm në organizimin e strukturave lokale të partisë, e sidomos në proceset zgjedhore. Duhet të jetë një përplotësues i drejtuesve lokalë, pra, një vlerë e shtuar në terma numerikë elektoralë.

Kërkohet të ketë jo vetëm profil politik nacional, por edhe njohje dhe familjaritet me publikun lokal. Vetëm kështu mund të shtohen vota, mbështetje apo besim në strukturat lokale. Unë besoj fort në këtë gjë…”. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button