Remenski: Maqedoninë e udhëheqin persona që kanë problem serioz mendor

Maqedoninë e udhëheqin persona që kanë problem serioz mendor, kështu ka postuar në profilin e saj në facebook zëvendëskryetarja e LSDM-së Frosina Remenski.

Maqedoninë e udhëheqin persona që kanë problem serioz mendor. Edhe pse e njohin zërin, ato e pranojnë edhe autenticitetin e bisedimeve, i njohin bisedat për ngjarje dhe persona që i kanë udhëhequr, e dinë të vërtetën se nuk ekzistojnë shërbime të huaja sekrete, e dinë që manipulojnë dhe krijojnë lajme të rrejshme dhe propagandë…, ato vazhdojnë të besojnë të kundërtën. Kjo gjendje mentale në të cilën gjendemi i ka vendosur në situatë që filluan të besojnë në gënjeshtrat që vet i trilluan”, shkruan Remenski

Lajme të ngjashme

Back to top button