Sony zbulon edhe tabletin Xperia Z4

Bashkë me Xperia M4 Aqua, Sony ka zbuluar gjithashtu edhe tabletin e saj të fundit në Android, gjatë ngjarjes së saj mediale në Kongresin Botëror Mobil.

Sony Xperia Z4 Tablet vjen me një ekran me diagonalen prej 10,1 inç me rezolucionin prej 2560 x 1600 pikselëve, ndërsa tableti është mundësuar nga procesori i fundit i Qualcomm, dhe versioni i fundit i sistemit operativ të Google, Android 5.0 Lollipop.

Xperia Z4 Tablet sjell procesorin octa core 2GHz Snapdragon 810 64-bit dhe Adreno 430 GPU, 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet edhe 128GB përmes kartelës microSD.

Karakteristikat e tjera në Sony Xperia Z4 Tablet përfshijnë edhe kamerën e përparme me 5MP, kamerën e pasme me 8MP, ndërsa pajisja gjithashtu vjen me standardin PI65 dhe IP68 për mbrojtje ndaj pluhurit dhe ujit. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button