Kush janë shërbimet e huaja!?

Pushteti dhe megafonët e tij gjithë kohën vazhdojnë të trumbetojnë për gjoja shërbimet e huaja armiqësore ndaj Maqedonisë. Por, kur të shohim brendinë e materialeve del se këta “shërbime të huaja” në fakt na qenkan në shërbim të shpëtimit të njerëzve! I shpëtojnë nga prangat e këtij pushteti mafioz vendas! I shpëtojnë nga grabitjet e mëtejme të mjeteve publike, nga reketimi dhe korrupsioni! I shpëtojnë nga frika, malltretimi dhe terrori! U vënë në dije se dikush vite me radhë i paska mashtruar duke ua shpërlarë mendjen përmes televizioneve të korruptura; se i paska poshtëruar, plaçkitur e burgosur. U vë në dije se ky pushtet ka rrënuar gjëra me vlerë, kurse ka ndërtuar aso pa vlerë. U vë në dije se shtetin ua kanë shndërruar në xhungël që nga njerëzit të bëjë majmunë. Si duket këto shërbime na e kthejnë lirinë, na e kthejnë ardhmërinë e dinjitetin! Na i çelin sytë të cilat vite me radhë na ishin të mbyllur nga propaganda e paskrupullt, e që tani kur shohim të vërtetën mallkojmë vetveten. Këto shërbime na e shpëtojnë ardhmërinë e fëmijve! Na vënë në dije se shteti na është kidnapuar nga një grup gusarësh! Shkurt thënë, këta “shërbime të huaja” duakan të na e kthejnë njerëzoren te ne.

Prej këtu, këta shërbime të huaja meritojnë lëvdatë apo t’u ngrejmë ndonjë përmendore, pasi u kujdeskan për ne një milion herë më shumë se shërbimet e brendëshme që i kemi! Shërbimet e brendëshme e paskan kuptuar politikën si arrenë për garim për të keqen më të madhe. Dashuria ndaj parave të huaja u ka shkaktuar urrejtje ndaj njerëzve të vet. Thonë se ndokush paska rrënuar rendin juridik në shtet! Por, nëse mendojnë në këtë rend juridik që kemi në praktikë, ai asesi nuk mund të quhet rend juridik, por sistem i një bande të (pa)organizuar kolumbiane. Thonë se ndjeheshkan të “rrezikuar” pasi paska rënë sistemi i sigurisë! E cili sistem sigurie!? Ai sistem që ka garantuar sigurinë e gusarëve në dëm të sigurisë së njerëzve?! Po ai sistem paska siguruar vetëm akterët e krimit të organizuar. Po të bëhej fjalë për pushtet normal, edhe atëherë do të parashtrohej pyetja se a delet kanë ruajtur këta përgjegjës që ndokush u paska depërturar në sistem!? Ndoshta disa pushtetarë tani ndjehen të rrezikuar, por me rëndësi është se njerëzit fillojnë të ndjehen të çliruar.

Qëllimi i këtyre akuzave është që të dëfokusohet opinioni nga çështja esenciale e problemit. Nuk është aq me peshë se kush dhe si erdhi deri te këto materiale që tani më publikohen, por me rëndësi është se çka përmbajnë këta. Por, në të gjithë këtë nuk ka ndonjë përgjigje të logjikshme – përse këta shërbime të huaja paskan incizuar edhe veten!? Formula është e qartë. Dikë që ka punuar në sistemin e sigurisë e ka kapluar frika për atë që bëhet. I vetëdijshëm se ata veprime paraqesin vepër penale, pasi edhe mosparaqitje e veprës penale edhe vet është vepër penale, ai dorëzon pjesë të materialeve. E mu këtë pushteti i Gruevskit e emëroi si PUÇ, me qëllim që ta varrosë opozitën, por e gjithë ra në ujë.

Çka është edhe më e keqja, edhe tani kur mesazhet nga Brukseli dhe Vashingtoni fuqishëm ushtojnë se regjimi duhet t’i paketojë valixhet, ai vazhdon edhe më tej të tregojë tepricë inati e mangësi truri. Po të kishim udhëheqësi normale, tani tri vite do të ishim anëtare e Unionit Evropian dhe tani shtatë vite anëtare e NATO-s, me ekonomi vitale dhe standard stabil. Kurse ja tani mbetëm në shoqëri me Taxhikistanin e Angolën dhe shërbejmë si turp botëror. E tani kur të dëgjoni dikënd se an fax go her për në integrime në UE ose NATO, dijeni se ajo është ose komedi ose tragjedi.

Zaevi përmes publikimeve të bisedave në mes të ministrave, funksionarëve të lartë të pushtetit, renta-gazetarëve dhe pronarëve të mediumeve të korruptuara, na vë në dije se si janë montuar procese politike, se si lahen paratë, se si fabrikohen rrena të cilat të zezën do të na e bëjnë të bardhë, kurse ferrin parajsë. Sa për guximin, publikisht duhet t’i përurohet. Vetëm ai person që idealin e ka më të fortë se frika për ekzekucionin fizik mund të bëjë një gjë të tillë. Energji e çuditëshme – kudo që shkon humbet ryma, interneti, telefonat. Nuk është e mundur që dëshira për pushtet të ketë vlerë më të madhe se sa dëshira për jetë. Por, fjala është për karakter të fortë, që tregon se definitivisht në horizont lind një udhëheqës me zemër njeriu, që njësoj i trajton të gjithë njerëzit pa dallim feje e kombi.

Tani më rregjimit po i fishkëllon fundi. Atë nuk dëshiron ta dëgjojë vetëm ai i cili ende ëndërron ëndërrën magareske. Të kishin pasur një sens minimal moti do kishin ikur, megjithatë mbetet luhatshëm diçka që aq shumë i ndalon ta bëjnë atë. Nga dita në ditë fundi do t’u jetë keq e më i keq. Por tani ajo që është më kryesorja është ajo se kush do ta trashigojë Gruevskin në parti. Në rrethin e tij është vështirë të gjindet njeri, pasi që asnjë deri më tani me asnjë fjalë nuk i është kundërvënë. Një numër i madh vëmorovcë thonë se duhet të jetë njeri jasht atij rrethi. Tani për tani përmenden dy emra – Jove Kekenovski dhe Nikolla Dimitrov, të cilët kanë përkrahje nga perëndimi. Por lind pyetja se vallë anëtarësimi vmrovist do të reagojë në kohë apo do të vonohen, kurse partia do t’u fundoset së bashku me udhëheqësinë aktuale. Ata duhet të dijnë se nëse mundësisë nuk i jepet mundësi, nuk duhet të presin asgjë. Të gjithë e dijnë se bazamenti iskon i VMRO-DPMNE-së është linja e Lupçe Georgievskit, e cila tani më nuk ekziston.

Lajme të ngjashme

Back to top button