Barazim në Bernabeu

Real Madrid nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 1:1 me Villarealin, në ndeshjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu në kuadër të La Ligas.

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë në minutën e 52-të nga pika e bardhë, ndërsa vendësit e kanë barazuar rezultatin në 1:1 vetëm 12 minuta më vonë, me golin e Morenos.

Pas këtij barazimi Reali mban pozitën e parë me 61 pikë, dy më shumë se sa Barcelona në vendin e dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button