Microsoft nesër del me dy telefona në Windows Phone

Është ditur edhe më herët se Microsoft do të zbulojë më shumë për Windows 10 në Kongresin Botëror Mobil, por sot gjatë ditës në faqen e saj aksidentalisht janë postuar detajet për dy modelet e reja të telefonave të saj të cilët do ti bazojë në sistemin e saj operativ.

Në këtë postim konfirmohet se tani në ngjarjen e madhe të teknologjisë do të vijnë edhe dy telefonat e saj të bazuar në Windows Phone.

Më saktë, bëhet fjalë për Microsoft Lumia 640 dhe Lumia 640 XL, të cilët sipas The Verge do të jenë modele mesatare të telefonave.

Nesër gjatë ditës pritet të merren vesh më shumë detaje për këto dy lloje të reja të telefonave Lumia. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button