Psikoterapia analitike: Prej Freudit deri te Jungu

Psikoterapia analitike paraqet një grup drejtimesh psikoterapeutike, të cilat janë zhvilluar nga psikanaliza, nismëtar i së cilës ka qenë Sigmund Freud

Vetë fjala “analitike” do të thotë se kjo qasje merret me analizën e personalitetit dhe pjesëve të tij me qëllim të njohjes së funksionimit të personalitetit, kapacitetev të tij, anëve të fshehta, konflikteve si dhe me gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat personaliteti mund të hasë në fundksionimin dhe zhvillimin e tij.

E vetëdijshmja dhe e pavetëdijshmja

Freud ka vërejtur se personaliteti nuk funksionon vetëm në fushën e dukshme, përkatësisht atë që ne e shohim në funksionimin e personalitetit është “vetëm maja e akullnajës” dhe se ekzistojnë pjesë të personalitetit të cilat janë të ndërdijshme si dhe të pavetëdijshme. Kjo do të thotë se personaliteti shpesh as nuk di se çfarë bën, përjatësusht se ekziston motivimi i pavetëdijshëm për disa sjellje. Freudi, po ashtu, ka vërejtur se elemente të pavetëdijshme shprehen në ëndrra, asociacione të lira dhe në shkarje në të folur. Problemet psiqike janë pasojë e konfliktit në personalitet ndërmjet pjesës së vetdijshme dhe asaj të pavetëdijshme të personalitetit, kështu që përsoni, për t’i ikur zgjidhjes së konfliktit, shpesh u qaset simptomeve si zgjidhje kompromisi. Vetë simptomet kanë funksion simbolik për ta treguar konfliktin, me rrugë joverbale. Për shembull, vjaza e cila nuk ka dëshië të merret me punën e daktilografes fillon të shfaqë simptome të mpirjes së duarve sepse, në të vërtetë, nuk ka dëshirë ta bëjë këtë, ndërsa në nivelin e vetëdijes i nevojitet puna.

Duke i parë konfliktet njerëzore në këtë mënyrë, si dhe dëshirat e brendshme të cilat nuk guxojmë t’ia pranojmë vetes, Freudi ka bërë zbulimin revolucionar të psikës së pavetëdijshme. Ndonëse ky termin ka qenë i njohur edhe më parë, Freudi i pari e ka formësuar, ka dhënë bazën terapeutike si dhe këndelljen në formë të rasteve të cilat i ka zggidhur duke u ndihmuar pacientëve që t’i bëjnë të vetëdjshme pjesët e fshehura të psikës.

Psikoterapia bazohet edhe në shumë nocione, të cilat Freudi i ka futur në psikoterapi në formë të teorisë e të praktikës, deri sa shumë nocione që atëherë kanë ndryshuar, qëndrimet janë reviduar, ndërsa disa koncepte janë hedhur poshtë.

Jung, konceptet dhe elementet shpirtërore

Carl Gustav Jungu, psikiatri zvicran meritor për themelimin e shkollës terapeutike jungiane dhe teorisë së personalitetit, ka qenë bashkëkohanik i Freudit. Shumë ide të Freudit Jungu i ka pranuar dhe ato edhe në praktikën e tyre janë dëshmuar si terapeutikisht të sakta e që pacientëve u bëjnë mirë. Po ashtu shumë ide të Freudit Jungu i ka reviduar, e disa i ka hedhur poshtë si terapeutikisht joproduktive. Ky ka qenë, në fund, edhe shkaku i ndarjes ndërmjet Freudit e Jungut.

Carl Gustav Jung ( 1875-1961), ka qenë njëri prej mendimtarëve më origjinalë të shekullit XX dhe themelues i psikologjisë analitike apo psikologjisë së komplekseve, siç e ka quajtur drejtimin e tij për të theksuar dallimin ndaj psikanalizës së Freudit.

Idetë e tij dhe metodat terapeutike u kanë ndihmuar shumë njerëzve me probleme psikologjike, jo vetëm kur janë në pyetje sëmundjet e lehta psikologjike, por edhe në rastet e çrregullimeve të rënda siç janë psikozat, çrregullimet e personalitetit, si dhe problemet e varësisë.

Freudi edhe përkundër suksesit të madh që ka pasur në punën me pacientët me probleme psiqike, ka konsideruar se natyra njerëzore, në thelb, është e bazuar në kënaqjen e disa prej instikteve themelore, siç është instikti seksual dhe ai për agresivitet. Kjo do të duhej të thotë se, njerëzit, në të vërtetë, në jetën e tyre synojnë të realizojnë parimin e kënaqësisë, ndësra të socializohen, përkatësisht të mësojnë norma të caktuara sociale, vetëm që në mënyrë të pranueshme shoqëroe të shprehin impulset e tyre primare. Kjo do të thotë, në një shembull të thjeshtë, se në qoftë se dikush e ka të shprehur instiktin për agresivitet, do të ishte mirë të bëhet kirurg dhe në mënyrë të dobishme shoqërore të shprehë synimin e tij për agresivitet. Apo, personi i cili ka afinitet për të kritikuar dhe për të ndjekur të tjerët, të bëhet polic dhe impulset e tij të papranueshme t’i shndërrojë në diçka të pranueshme nga shoqëria. Problemi shfaqet atëherë kur personaliteti vërshohet nga këto impulse të cilat nuk i pranon, që është pasojë e lëshimeve në edukim dhe në konfliktet e brendshme.

Freudin shumëkush e ka kritikuar pse e ka theksuar tepër rolin e instiktit seksual në motivacionin njerëzor, duke konsideruar se shumë sjellje, në të vërtetë, pavetëdijshëm mbështeten në plotësimin e instiktit seksual. Nocioni i tij është ai i kompleksit të Edipit dhe të Elektras në rritjen e fëmijës, i cili ka të bëjë me armiqsinë e fëmijës ndaj prindit të së njëjtës gjini, ndërsa dëshirën për të poseduar vëmendjen e prindit të gjinisë së kundërt. Jungu, duke zhvilluar metodën e tij, ka vërejtur se natyra njerëzore pos në seksualitet dhe agresivitet, mbështet edhe në disa procese të thella, të cilat kanë të bëjnë me kuptimin e jetës, kuptimit në përgjithësi dhe spiritualitetit. Duke paraqitur qëndrimin e tij se njeriun nuk mund ta plotësojë plotësimi i thjeshtë i instiktit seksual e as dëshira për fuqi, Jung shkon edhe një hap më tej në analizën e natyrës së njeriut, duke theksuar qëllimet dhe kuptimet e jetës apo si e ka quajtur ai – procesin e individuimit.

Individuimi

Procesi i individuimit – është njëri prej termeve themelore të Jungut. Ka të bëjë me rrugën, të cilën personaliteti e kalon ne zhvillimin e tij për të arritur në cakun përfundimtar, ndjenjën e lumturisë, mirëqenies dhe baraspeshës së brendshme. Individuimi është qëllimi i fundit i secilit personalitet dhe kështu e shënon zhvillimin e kapacitetit të personalitetit në kuptim të plotë. Secili person synon të zhvillojë potencialet e tij dhe të ndjehet i plotësuar, me qëllim dhe me kuptim.

E pavetëdijshmja individuale – pjesa e pavetëdijshme e secilit personalitet, ajo që Freud ka zbuluar se secili personalitet e ka, pjesa e tij e fshehur.

E pavetëdijshmja kolektive – struktura e preformuar e cila i përbën të gjitha ato përvoja të cilat gjinia njerëzore i ka përjetuar në zhvillimin e saj filogjenetik. Secili njeri e posedon të pavetëdijshmen kolektive, përkatësisht në të gjithë ne gjenden përvolat e të gjitha parardhësve tanë. Ky është zbulim origjinal i Jungut, të cilin e ka bërë duke hulumtuar kultura të ndrsyhme dhe zakonet e tyre. Ai ka arritur në përfundim se simbole të caktuara paraqiten në të gjitha kulturat, madje edhe në disa fise primitive, të cilat nuk kanë mundur të kenë lidhje me botën e civilizuar. Në bazë të këtyre vërejtjeve, ka arritur në përfundim se ekziston e pavetëdijshmja kolektive në të cilën shfaqen arketipet, pamjet e lashta mitike të cilat i ndërlidhin të gjithë njerëzit, ndërsa mund të zbulohen në ëndërrat e individëve, kulturë, art.

Arketipet janë shëmbëlltyra në raport me të cilën i formojmë përvojat tona individuale. Kështu ekziston arketipi i nënës, heroit, shpëtimtarit… Kur simbole të tilla na paraqiten në ëndrra rnëdom shënojnë momente shumë të rëndësishme të undividuimit tonë, sepse për Jugun ëndërrat janë udhërrëfyes të cilët na i tregojnë dëshirat tona të fshehta, shpresat dhe frika, si dhe rrugën nëpër të cilën duhet të shkojmë apo të mos shkojmë në zhvillimin tonë.

Animus e anima – arketipi mashkullor dhe femëror i pranishëm në secilin person. Parimi mashkullor mbart racionalitetin dhe logjikën, ndërsa ai femëror spontanitetin dhe kreativitetin. Paraqitja e tyre në ëndrra, me asociacione të lira, tregon se cilat aspekte të personalitetit duhet t’i forcojmë, e cilat na mungojnë.

Kriza – shënon atë moment në funksionim kur nga një mënyrë e ngulitur e funksionimit kalojmë në një tjetër, të re dhe zakonisht më të mirë. Mirëpo, në këtë zhvillim ne shpesh mund të na ndalojë frika jonë, pjesët e pandërtuara të personalitetit etj. Në këtë periudhë shfaqen simptome të pengesave psiqikie apo madje edhe sëmundje, të cilat Jung i ka interpretuar si tregues të rëndësishëm të mënyrës së funksionimit të individit.

Simptomet, sipas Jungut, nuk janë diçka që duhet menjanuar si patologjike, por janë tregues se çka duhet të kemi parasysh që të mos bredhim në procesin e individuimit. Prandaj, sipas Jungut, kriza njëkohësisht është edhe mundësi për zhvillim sepse në këtë mënyrë e arrijmë shkallën tjetër në zhvillimin tonë. Kjo ka qenë pamje revolucionare e sëmundjes psiqike. Rëndom deri atëherë është konsideruar se sëmundja psiqike është diçka që duhe të menjanohet në mënyrë që njeriu të mund të funksionojë normalish, e jo shenjë të cilës duhet vënë mendjen dhe të vërejmë se çfarë porosish na dërgon.

Implikimet terapeutike

Psikoterapinë e orientuar kah analiza e karakterizon marrëdhënie specifike ndërmjet analistit dhe klientit i cili, një një situatë të mbrojtur e produktive, mund t’i shprehë lirisht produktet e psikës së tij. Shprehja sponaten e psikës mund të haset në ëndrra, fantazi, lëvizje të trupit dhe në të gjitha përmabjtjet të cilat dalin në sipërfaqe në marrëdhënien ndërmjet analistit dhe klientit. Me të mësuar të përgjojmë ato porosi që vijnë nga pjesët e thella të psikës dhe me fillimin e dialogut me të, klienti e plotëson vështrimin e tij mbi veten dhe botën rreth vetes.

Meqë botëkuptimi ynë është ngusht i lidhur me bindjet tona themelore mbi veten dhe botën, me të mësuar se në qoftë se ato bidnje janë jo të duhura në i ndryshojmë në harmoni me bërthamën e shëndoshë të personalitetit, shërohemi dhe e zhvillojmë personalitetin, ndërsa psikoterapia përdoert vetëm për problemet psiqike. ëshë e njohur dobia e qasjes analitike ndaj shprehjes së pacientëve nëpërmjet vizatimit, pikturës, arkitekturës dhe shenjave tjera joverbale, të cilat mund të shprehin përmbajtjet e tyre të thella psiqike.

Transferimi është marrëdhënia e klientit ndaj terapeutit, në të cilën ai e bart në terapeutin marrëdhënien e tij ndaj figurave të rëndësishme në jetë. Analiza e tranferit shfrytëzohet si mjet i veçantë terapeutik, i cili ndihmon që klienti të vetëdijesohet për mënyrat se si i krijon marrëdhëniet e tij, tarnsmetimin e emocioneve dhe modeleve të cilat i ka pasur me prindërit në njerëzit e tjerëm su dhe që këto modele t’i ndryshojë në drejtimin i cili do t’i mundësojë të funksionojë më mirë e më me harmoni. Analiza nënkupton edhe marrjen me kujtimet e hershme, traumat, synimet etj. Në të gjitha këto fshihet qenia njerëzore, e cila synon tërësinë e cenuar qoftë nga atmosfera familjare, qoftë nga bindjet e gabuara, qoftë nga marrëdhëniet e këija aktuale, dhe e cila mund të rivëhet sërish ashtu që personi të jetë në gjendje të harmonisë dinamike. Psikoterapia analitike na mëson se si të njohim dhe të mësojmë të komunikojmë me gjuhën e simboleve të pavetëdijshme për të arritur harmoninë e brendshme, të cilën Jungu e ka quajtur vetwvetja – personaliteti i tërësishëm.

Zbatimi i terapisë

Sipas psikoterapisë analitike, sëmundjet psiqike shihen në një kontekst të gjerë të funksionimit të përgjithshëm të personit, në të cilin edhe vetë sëmundja është përgjigje në funksionimin e rregulluar të personit. Në këtë kuptim terapia analitike fokusohet në pjesët e përsonalitetit të cilat janë ndrydhur, nuk janë ndërtuar por janë të rëndësishëm, si dhe nevojat e paplotësuara, rëndom nga fëmijëria e hershme, e për të cilat ndoshta as vetë personi nuk është i vetëdijshëm. Secila sëmundje mentale është shenjë dhe porosi se diçka nuk është në rregull dhe se ekziston një pengesë në rrugën kah individuimi dhe në atë aspekt, analisti fokusohet në “ „simptomin-sinjal“, d.m.th se simptomat i përjeton si shenjë e konfliktit të ndrydhur psikogjen.

Parafytyrimi i thjeshtëzuar dhe i shtrembëruar mbi terapinë analitike në të cilën klienti rri shtrirë në kanape dhe flet për gjithçka që i bie ndërmend, ndërsa analisti i shënon ato për të arritur te përmbajtja e ndrydhur është, për fat të keq, shumë e përhapur ndër laikët, ndërsa me procesin e vërtetë analitik nuk ka shumë lidhje, sepse në terapinë analitke klienti është shumë aktiv dhe i përgjegjshëm për procesin e tij të shërimit.

Po ashtu, meqë terapia analitike merret me zbulimin e kuptimit më të lartë të të jeturit (me çka ka shumë ngjashmëri me logoterapinë e Franklit), ky aspekt është shumë i rëndësishëm tek sëmundjet mentale, sepse gjetja e kuptimit të ri për jetën është me shumë rëndësi për klientin. Ajo zbrazëti e cila më heret ka qenë e mbushur me pakuptim, me konsumimin e substancave psikoaktive, simptome … tash mund të jetë e plotësuar me kuptimin më të lartë të të jetuarit, me parimet universale për të cilat Jungu ka supozuar se gjenden në esencën e secilit gjurmim psikologjik.

Komplekset janë, po ashtu, nocion i Jungut i cili ka të bëjë me atë pjesë të psikës e cila është përfshirë nga konflikti dhe ku është e lidhur energji e konsiderueshme psiqike, kështu që kur komplekset njihen dhe detektohen (lirohet energjia psiqike), personaliteti mund të zhvillohet më tej kah individuimi. Komplekset shpesh paraqiten në ëndërrat e klientit, kështu që edhe zgjidhja e tyre mund të manifestohet në ëndrra.

Jungu te personaliteti e ka theksuar edhe ekzistimin e “instiktit për të qenë religjioz”, përkatësisht instiktit për kuptim, e me vetë këtë që e ka quajtur instikt, e ka theksuar rëndësinë e tij për njeriun. Personaliteti nuk mund të bëjë jetë produktive pa qëllim, plotshmëri e kuptim. Vetëm në këtë mënyrë bëhet e tërë. Produktet e psiqikës siç janë: ëndërrat, fantazitë, simptomat, rezistenca, vizatimet etj… paraqesin rrugën për të arritur te tërësia, e cla zbulohet në procesin e hapur terapeutik./infoglobi

Lajme të ngjashme

Back to top button