Forca fitoi 7 medalje në Zurich

Të dielën në Zurich të Zvicrës u zhvillua turneu ndërkombëtar “Swis Open 2015”, ku KK “Forca” arriti edhe një sukses të madh duke fituar shtatë medalje. Me ari u stolis Arta Bushi U12,-35kg, e cila ishte e pandalshme në kumite, kurse e njëjta fitoj edhe dy medalje tjera të argjendi, njërën në kata individuale dhe kumite ekipore. Më pas afër vendin të parë ka qen edhe Jusra Ademi U12, -39kg, e cila në finale u dëmtua nga referët. E njëjta mori medalje të argjend edhe në ekipore.

Me dy medalje të bronzta në kata dhe kumite kësaj radhe u desh të pajtohet Suhejb Veseli U10, -32kg, i cili edhe pse tregoj paraqitje të mirë ashtu nuk mendonin edhe gjyqtarët që ishin kundra tij. Ai argjend poashtu mori në ekipore. Dhe në fund medalje bronzi në kumite fitoi edhe Isaki Suhela U12, -32kg.

“Ishte një garë shumë e fortë por edhe masive pasi morën pjesë 24 shtete me 1100 garues. Gjyqtarët na kanë dëmtuar shumë, sidomos Jusra Ademit dhe Suhejbit, ku katër referët kanë qenë nga Zvicra. Por sido që të jetë prapë kjo është rezultat i mirë pasi nga 4 garues sa ishim, i fituam 7 medalje. Falinderoj kryetaren Shkodrane Dardhishta që po na jep përkrahje maksimale për të ardhur deri tek suksesi”, tha trajneri, Muharem Imeri. Nga ana tjetër, me suksesin e madh të arritur ishte e kënaqur edhe Arta Bushi. “Kam pasur disa duele me kundërshtare që vinin nga shtete të ndryshme evropiane, por unë shtrëngova mirë dhëmbët pasi isha edhe e përgatitur mirë dhe ja arrita qëllimit që në fund të ngjitem në piedestalin më të lartë. Për këtë sukses timin më meritor është trajneri im, por edhe familja që më japin përkrahje shumë të madhe. Shpresoj se kështu do të vazhdoj edhe në turneun e radhës që do ta kemi në Ulqin”, tha Bushi.

Lajme të ngjashme

Back to top button