Agertina përgaditet për festivalin…

Ka një emër të vecantë dhe një zë të ëmbël. Kjo është këngëtarja nga Elbasani Agertina Muca. Vajza simpatike pasi i ka kushtuar rëndësi prezantimeve të saja me anë të disa klipeve të cilat janë pritur shumë mirë në treg, po mendon që të shfaqet edhe në festivalin më të madh në Kosovë, pikërisht në edicionin e nëntë të “Celesit Muzikor”.

Për këngëtaren do të jetë prezantimi i parë në një festival dhe natyrisht ka në dorë një hit. Agertina ka në treg deri tani 6 klipe, ku dy prej tyre janë këngë të zhanrit turbo folk, ndërsa ka bashkëpunuar me kompozitorët e njohur si Vullnet Ibrahimi dhe Sokol Kocin.

Kur ishte e vogël këngëtarja ka pasur një ikonë që e ndiqte shumë sic ishte Aurela Gace, e sot ka shumë artistë që i ndjek me ëndje dhe i don. Ajo që bukuroshja Agertinë dëshiron të arrijë me muzikën që ajo këndon është thjesht të pëlqehet te masa e gjërë me zërin e saj e të pritet shumë mirë, ashtu sic po mendon të ndodhë edhe me prezantimin e saj në këtë festival./BS/

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button