Presidenti më i varfër në botë ia dorëzon detyrën pasardhësit

Presidenti karizmatik i Uruguait, Hose Muhika, sot zyrtarisht ia dorëzon detyrën pasardhësi të vet, po ashtu majtist, Tabare Vaskezit.

Pavarësisht nga popullariteti i tij për shkak të mënyrës modeste të jetës dhe luftës kundër shoqërisë së konsumit dhe padrejtësive sociale, 79-vjeçari Muhika nuk ka mundur të kandidohet edhe për një mandat të dytë të njëpasnjëshëm për shkak të kufizimeve kushtetuese, transmeton Koha.net njoftimet e medieve botërore.

Në botë ka shumë presidentë të ndershëm, por asnjëri nuk i afrohet Muhikut për nga parimet që ndoqi.

Wolsvageni breshkë e vjetër e Muhikut me siguri është një nga veturat më të njohura në botë.

Edhe trashëgimtari i tij, Tabare Vaskez po ashtu ka vendosur të vazhdojë të jetojë në shtëpinë e tij.

Muhika ka qenë ish-gueril majtist dhe ka kaluar shumë vite në burg gjatë viteve të sundimit të regjimit djathtist nga viti 1970-1980.

Tabare Vaskez (74), që do ta zëvendësojë Muhikën, ishte paraardhës tij nga viti 2005 – 2010, si majtist i parë në krye të Uruguait.

Lajme të ngjashme

Back to top button